MI merr vendim për shtrenjtimin e çmimeve për patentë shoferët

MI merr vendim për shtrenjtimin e çmimeve për patentë shoferët

Ekonomia April 25, 2019 - 18:27
Lexoni detajet

Ministria e Infrastrukturës, ka marr vendim për shtrenjtimin e çmimeve për testimin teorik për patentë shoferët.

Këtë për Klan Kosova e ka konfirmuar, Fillojetë Konjuhi, zëdhënëse e Ministrisë së Infrastrukturës.

“Ministria e Infrastrukturës ka marrë vendim për shtrenjtimin e çmimorës për testimin teorik për patentë shoferë. Jemi duke kaluar në procesin e digjitalizimit dhe është proces goxha i kushtueshëm dhe nuk mund të mbulohen me çmimet aktuale”, ka thënë Konjuhi.

Ndër të tjera ajo tha se krahasuar me çmimoret e vendeve të rajonit prapë mbetën çmimet më të ulëta.

  • Tani për kategorinë AM, A1,A2 dhe A pjesa teorike dhe praktike do të kushtojnë nga 20 euro.
  • Kategoria B1 dhe B, pjesa teorike dhe praktike do të kushtojnë nga 20 euro.
  • Kategoria C1 dhe C, pjesa teorike dhe praktike do të kushtojnë nga 30 euro.
  • Kategoria D1 dhe D, pjesa teorike dhe praktike do të kushtojnë nga 30 euro.
  • Kategoritë BE, C1E, CE, D1, De, pjesa praktike do të kushtojë 20 euro.
  • Kategoritë M dhe L, pjesa teorike do të kushtojë 15 euro.
  • Për kategorinë T, pjesa teorike dhe praktike do të kushtojnë nga 20 euro.