Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik përkthimet dhe lektorimet i kushtuan mbi 88 mijë euro!

Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik përkthimet dhe lektorimet i kushtuan mbi 88 mijë euro!

Ekonomia March 25, 2019 - 19:44
Lexo Detajet

Ministria e Zhvillimit Ekonomik e cila udhëhiqet nga Valdrin Lluka gjatë muajit mars ka kurorëzuar kontratën e radhës.

Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti konraktues “Shërbime të përkthimit dhe lektorimit të dokumenteve zyrtare dhe përkthimet simulante për nevoja të MZHE-së”, këtij dikasteri qeveritar i ka kushtuar hiç më pak se 88 mijë e 960 euro, shkruan Indeksonline.

Kohëzgjatja e kontratës është 36 muaj.

Poashtu bëhet e ditur se tenderi me çmimin më të lartë ka qenë 104,840,64 euro.

Tenderin në fjalë e ka fituar operatori zyrtar “Global Consulting& Development Associates”, Sh.P.K.

Përshkrimi i shkurtër i kontratës thotë: Shërbime të përkthimit nga gjuhët shqip- anglisht, shqip- serbisht dhe anasjelltas si dhe lektorimit të dokumenteve zyrtare nga stafi i MZHE-së.

Image