Qeveria formon komision për punësimin e banorëve të Hades dhe Shipitullës

Ekonomia February 12, 2019 - 14:45
Lexo detajet!

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e cila është duke u zhvilluar ka formuar një Komision për punësimin e banorëve të Hades dhe Shipitullës.

Qeveria e Kosovës ka formuar komision për fillimin e procedurës së punësimeve të banorëve të Hades dhe Shipitullës, pas shpronësimeve që kanë ndodhur në këto dy fshatra. 

LEXO EDHE: Qeveria ndan 500 mijë euro për shënimin e 11 vjetorit të Pavarësisë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ky është një obligim i mbetur pezull, teksa u ka kërkuar falje banorëve se pse një procedurë e tillë ka zgjatur më shumë se që është dashur.