Qeveria ndan 500 mijë euro për shënimin e 11 vjetorit të Pavarësisë

Aktuale February 12, 2019 - 14:39
Lexo detajet!

Qeveria ka ndarë mjete financiare në shumë prej 500 mijë eurosh për shënimin e 11 vjetorit të Pavarësisë.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se këto mjete financiare do të ndahen nga kategoria e shpenzimeve rezervë dhe do të kalojnë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në kategorinë e subvencioneve dhe transfereve.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë janë shqyrtuar dhe miratuar edhe disa propozim-vendime të tjera, sipas rendit të ditës.