Paralajmërohen masa të reja për Serbinë nga ministria e Brendshme

Ekonomia December 10, 2018 - 20:44
Lexo Detajet

Taksa prej 100 për qind për produktet serbe, nuk do të jetë masa e vetme që Kosova i vënë Serbisë.

Qeveria e Kosovës shpejt pritet të vendosë masën e njëjtë siç e aplikon Serbia lidhur me qarkullimin e vetura, ku kosovarët detyrohen t’i vendosin targat e përkohshme kur udhëtojnë në territorin serb.

Këtë e ka konfirmuar për T7 zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme,

Sipas numri dy të MPB-së cështja e targave do të duhet të ndodhe kohë më parë.

Zeka gjithashtu ka treguar nëse janë në pajtim me zyrtarët e BE-së por edhe nëse dialogu mes Kosovës dhe Serbisë me këtë vendim mund të kthehet në pikën zero.

Shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj, nuk ka dashur të flas masat e reja.

Qeveria e Kosovës me arsyetimin për mbrojtje të produkteve vendore vendosi të rrisë në 100 për qind taksën doganore për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Ky vendim ka nxitur reagime të ashpra të serbëve në Kosovë dhe të autoriteteve në Beograd dhe Sarajevë. Serbia, e cila eksporton në Kosovë mallra në vlerë prej mbi 400 milionë euro në vit kërkoi heqjen e taksës si kusht për vazhdimin e dialogut ndërmjet dy shteteve.

">http://