Të hyrat buxhetore për vitin 2019, për 132 milionë euro më të larta se për këtë vit

Ekonomia December 06, 2018 - 12:32
Lexo detajet

Ministri i Financave, Bedri Hamza në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, që po mbahet tani, bëri të ditur se të hyrat buxhetore për vitin e ardhshëm do të jetë 1 miliardë e 949 milionë euro, raporton “Zëri.info”.

Sipas tij, ky buxhet do të jetë për 132 milionë euro për i lartë se ai i vitit të kaluar 

“Të hyrat buxhetore për vitin 2019 do të jetë 1 miliardë e 949 milionë euro. Procesi i përgatitjes së buxhetit ka filluar nga muaji maj i këtij viti. Që nga atëherë Ministria e Financave ka bërë diskutime me të gjitha organizatat buxhetore. Ne do të donim të bënim më shumë, por mundësitë për financim janë të kufizuara”, tha ai./ZËRI/