Pas taksës 100% , Limaj vizitoi pikën kufitare në Merdare

Ekonomia November 27, 2018 - 19:35
Detajet

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka vizituar sot pikën kufitarë në Merdare.

Limaj ka vëzhguar nga afër punët atje dhe sfidat me të cilat po përballën zyrtarët policorë në përmbushjen e detyrave. transmeton lajmi.net.

Në disa fotografi të postuara në llogarinë e Nismës në Facebook shihet Limaj duke biseduar me zyrtarët policorë në këtë pike.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës i ka vendosur Serbisë taksë 100% për produktet që vijnë nga ky shtet duke reduktuar kështu në mase të madhe hyrjen e mallrave serbe në Kosovë.

Qeveria poashtu ka marrë vendim që në Kosovë të mos futet asnjë produkt që nuk respekton emërtimin kushtetues të Kosovës.

Image

Image

Image