VV kërkon përmbushjen e rezolutës për Telekomin e Kosovës
Foto: Laura Hasani

VV kërkon përmbushjen e rezolutës për Telekomin e Kosovës

Ekonomia tetor 12, 2018 - 14:33
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi në një konferencë për media shprehu shqetësimin e tij sa i përket mos përmbushjes së kërkesave të deputetëve nga qeveria në rezolutën e aprovuar për gjendjen financiare të Telekomit të Kosovës, raporton “Zëri.info”.

"Më 12 korrik të këtij viti parlamenti ka aprovuar një rezolutë e cila trajton situatën financiare në Telekom. Kjo rezolutë ka 12 pika ku precizon kërkesat ndaj qeverisë.

Që nga ajo ditë si qeveria auditori dhe prokuroria kanë ndërmarrë veprime për te jetësuar kërkesat e deputetëve. Mos respektimi i kërkesave të rezolutës është mos respektim i rolit të Kuvendit. Kjo rezolutë është vetëm njëra nga 14 rezolutat të aprovuara nga Kuvendi vetëm gjatë vitit 2018", tha ai.

Sipas tij, nëse rezolutat kanë peshë, këtë duhet ta tregoj qeveria e Kosovës.

"Kjo qeveri s’mund të dëshmojë se nuk ka implementuar qoftë edhe vetëm një rezolutë të aprovuar nga Kuvendi. Nëse kjo qeveri beson se rezolutat kanë peshe dhe mund ta ndalin presidentin kanë pasur mundësi të na tregojnë për peshën e rezolutave. Qeveria na ka dëshmuar se edhe këtë rezolutë e duan vetëm për ta shkelur", tha ai.

Ndërsa profesori Salem Lepaja tha se krimi në Telekomin e Kosovës ka si avokat edhe qeverinë e Kosovës.

Ai kërkoi që kjo rezolutë për gjendjen financiare në Telekom të përmbushet.

"Në këtë sektor po duan ta thellojnë krizën të cilën më herët e kanë programuar vetë. Në Telekomin e Kosovës krimi po ka avokat edhe qeverinë. Më se largu kryeministri deri më 12 gusht kryeministri duhet ta dërgonte raportin në Kuvend. Kriza në Telekomin e Kosovës vazhdon të thellohet. Sipas ligjit qeveria zotëron qind për qind të aksioneve të Telekomit dhe krejt çka do të duhej të bënte kryeministri ishte ta urdhëronte ministrin Valdrin Lluka ta pezulloj kontratën me kompaninë z-mobile. Kryeministri nuk ka vullnet", tha ai./Zeri/