BE-ja ndan edhe 35 milionë euro për sektorin e arsimit
Foto: Laura Hasani

BE-ja ndan edhe 35 milionë euro për sektorin e arsimit

Ekonomia qershor 06, 2018 - 09:17
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Bashkimi Evropian(BE) ka ndarë 35 milionë euro për sektorin e arsimit në Kosovë, nga i cili do të përfitojnë të gjitha Komunat në vend.

LEXO EDHE: Përmbaruesit privatë ua marrin asistencën sociale familjeve të varfra

BE-ja ndan edhe 35 milionë euro për sektorin e arsimit

“Në dy vjetët e ardhshme BE-ja do ta dyfishojë mbështetjen për një arsim cilësor dhe të, që do të thotë se do të ndajë 35 milionë euro për këtë qëllim. Për këtë arsye fushata për arsimin që e ka filluar në jug të Mitrovicës, tregon se çfarë kemi bërë deri më tani në avancimin e arsimit në Kosovë dhe çfarë synojmë të bëjmë në vitet e ardhshme”, ka thënë ajo, duke shtuar se të rinjtë në Kosovë duhet të shikojnë jo vetëm nga kualiteti i arsimit, por edhe nga cilësia e jetës që do ta bëjë Kosovën të përparuar, të qetë dhe të suksesshme.

Ajo gjithashtu ka thënë se BE-ja është e vendosur ta ndihmojë Kosovën që të krijojë sa më shumë vende pune për të rinjtë, në mënyrë që të jenë konkurrente në tregun vendor dhe të jashtëm.