Tragjedi në një spital në Indi: Pacienti humb jetën pasi mbi të ra ventilatori
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një nga spitalet më të mëdha shtetërore në Indi, ku një pacient 42-vjeçar humbi jetën pasi një ventilator tavani u shkëput dhe ra mbi shtratin e tij gjatë kohës që po merrte trajtim mjekësor.
Sipas familjarëve dhe zyrtarëve shëndetësorë, viktima, Md Akbar, ishte shtruar në repartin e urgjencës të Spitalit Guru Teg Bahadur me diagnoza të hipertensionit, meningoencefalitit dhe pneumonisë nga aspirimi, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv.
Mediat lokale raportojnë se ventilatori ra mbi pacientin ndërsa personeli mjekësor po i jepte trajtimin. Si pasojë e incidentit, u plagos edhe infermieri që ndodhej pranë shtratit të pacientit.
“Ventilatori ra drejtpërdrejt mbi shtratin e pacientit gjatë trajtimit. Edhe infermieri që po kujdesej për të pësoi lëndime”, citohet të ketë thënë një punonjës i spitalit për gazetën Hindustan Times.
Fotot dhe videot e publikuara nga familjarët tregojnë një ventilator të vjetër, të dëmtuar dhe me tela të shkëputur pranë këmbës së djathtë të pacientit, ndërsa të afërmit e tij qëndronin pranë shtratit.
Sipas raportimeve, 42-vjeçari ndërroi jetë rreth orës 00:16, më pak se tre orë pas incidentit.
Megjithatë, në certifikatën e vdekjes si shkaqe të vdekjes janë shënuar hipertensioni, meningoencefaliti dhe pneumonia nga aspirimi. Ende nuk është e qartë nëse dëmtimet e shkaktuara nga rënia e ventilatorit janë përfshirë në dokumentacionin zyrtar.
Pathetic infrastructure situation at the #Delhi govt-run hospital. A ceiling fan fell on a patient, while he was being treated at GTB hospital. The incident happened in the emergency ward on Saturday, injuring both the patient & a nursing officer @MD_GTBH @DelhiGovDigital pic.twitter.com/wn9kiRY056
— Ridhima Gupta (@ridhimagupta27) July 19, 2026