Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran
Forcat amerikane në Lindjen e Mesme dhe ato të Iranit kanë vazhduar me këmbimin e sulmeve për natën e tetë me rend, me njoftime për intensifikim çdo herë e më të madh të goditjeve, posaçërisht nga ana e forcave amerikane.
Sipas raporteve, pas vdekjes së djeshme të dy ushtarëve amerikanë gjatë një sulmi iranian në Jordani, forcat amerikane kanë intensifikuar edhe më shumë operacionet duke goditur caqe ushtarake dhe logjistike në pjesë të ndryshme të vendit. Operacionet amerikane duket të jenë të përqendruara në zvogëlimin e kapaciteteve mbrojtëse të Iranit, duke goditur bateri kundër-ajrore, lansues të raketave dhe fluturakeve pa pilot si dhe qendra të ndryshme ushtarake.
Njëkohësisht Irani ka vazhduar me sulme ndaj vendeve të rajonit ku gjinden baza amerikane dhe ka goditur një uzinë të desalinizimit të ujit në Kuvajt, lëvizje e cila u dënua nga vendet e Lindjes së Mesme.
Edhe pse po ballafaqohen me kritika rreth konfliktit me Iranin, zyrtarët e shtëpisë së bardhë kanë thënë se ngjarjet e fundit, përfshirë edhe vdekjen e ushtarëve, vetëm shërbejnë për ta rritur vendosmërinë e Uashingtonit.