Moti ekstrem mbretëron në Evropë, Franca njofton për mbi 1000 viktima
E vala e të ngrohtit ekstrem po vazhdon të mbretëron mbi Evropë. Më e goditura mbetet Franca, ku zyrtarët raportuan për më shumë se 1000 vdekje të shkaktuara nga temperaturat ekstreme.
Temperaturat ekstreme, të cilat në shumë pjesë të Evropës tejkaluan 40 gradë celsius, po vazhdojnë të mbretërojnë mbi kontinent duke shkaktuar viktima dhe probleme. Më e goditura mbetët Franca ku, sipas zyrtarëve, më shumë se një mijë persona kanë vdekur nga pasojat e të ngrohtit ekstrem përderisa autoritetet paralajmërojnë se këta numra do të rritën me arritjen e më shumë informatave.
Përveç Francës, të goditura janë edhe vendet tjera evropiane me dhjetëra vdekje të raportuara në Gjermani dhe Poloni- Zyrtarët në gjermani gjithashtu ndaluan në pjesë të linjave hekurudhore si dhe transportit lokal përderisa shumë qytetarë nuk lëvizin nga shtëpitë e tyre gjatë orëve të ditës. I ngrohti ekstrem ka ulur nivelin e lumenjve duke krijuar telashe edhe në prodhimin e energjisë elektrike - Centralet në Hungari dhe Gjermani kanë njoftuar për pauza në prodhim të energjisë për shkak të temperaturave ekstreme.
Meteorologët kanë thënë se pritet që vala ekstreme mbi Evropën qendrore do të zbutët gjatë ditëve të ardhshme por pritet që ajo do të lëvizë drejtë vendeve të Ballkanit.