Shkon në mbi 7200 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Shkon në mbi 7200 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Bota February 07, 2023 - 20:19

Është rritur sërish numri i personave që kanë vdekur në Turqi dhe Siri si pasojë e tërmeteve.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve tani është 7,266, transmeton Zeri.info.

Numrin e konfirmoi ministri turk i shëndetësisë i cili tha se 5,434 njerëz kanë vdekur si pasojë e tërmetit.

Në Siri, të paktën 812 njerëz kanë vdekur në zonat qeveritare dhe rreth 1,020 kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga rebelët. /Zëri