Hakmerret Izraeli, vendos tarifë 100% për importet nga Turqia

Hakmerret Izraeli, vendos tarifë 100% për importet nga Turqia

Bota May 17, 2024 - 09:47

Ministri izraelit i financave Bezalel Smotrich tha të enjten se Izraeli do të shfuqizojë marrëveshjen e tij të tregtisë së lirë me Turqinë.

Ai njoftoi gjithashtu se do të vendosë një tarifë 100% për importet e tjera nga Turqia si hakmarrje ndaj vendimit të presidentit turk Tajip Erdogan për të ndaluar eksportet në Izrael.

Ai tha se plani do t’i paraqitet kabinetit për miratim, raporton Reuters, transmeton Klankosova.

Në fillim të këtij muaji, Turqia tha se po ndalonte eksportet në Izrael gjatë kohëzgjatjes së luftës Izrael - Hamas, duke përmendur “përkeqësimin e tragjedisë humanitare” në territoret palestineze.

Por Ministria Turke e Tregtisë ka thënë se kompanitë kanë tre muaj për të përmbushur porositë ekzistuese nëpërmjet vendeve të treta.

“Njoftimi i tij (Erdogan) për ndalimin e importeve në Izrael përbën një deklaratë të një bojkoti ekonomik dhe një shkelje serioze të marrëveshjeve të tregtisë ndërkombëtare të cilave Turqia është angazhuar”, tha ministri izraelit i financave në një deklaratë.

Ai vuri në dukje se veprimet e Izraelit do të zgjasin vetëm për aq kohë sa Erdogani të mbetet në pushtet.

“Nëse në fund të mandatit të Erdoganit, qytetarët e Turqisë zgjedhin një udhëheqës që është i arsyeshëm dhe jo një urrejtës i Izraelit, do të ishte e mundur të kthehej rruga tregtare me Turqinë”, tha Smotrichi.