Plagoset me armë kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico [video]

Plagoset me armë kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico [video]

Bota May 15, 2024 - 15:29

Televizioni britanik, BBC, raporton se kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është qëlluar me armë dhe është plagosur.

Mediat sllovake raportojnë se Fico është dërguar në spital.

Incidenti ndodhi në qytezën Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bratisllavë, sipas televizionit TA3.

Ky televizion tha se një i dyshuar është arrestuar.

Agjencia e lajmeve TASR raportoi se Fico u qëllua para një ndërtese në qytezën Handlova, ku ishte zhvilluar një takim qeveritar.