![I dyshuari që kreu atentatin ndaj Robert Ficos është shkrimtar i famshëm sllovak](/uploads/zeri.info/images/2024/May/15/auto_lcimg-90022d03-3f87-47a4-bc79-450e8a42ab3a-780x4391715789658.jpeg)
I dyshuari që kreu atentatin ndaj Robert Ficos është shkrimtar i famshëm sllovak
Njeriu që dyshohet se kreu një sulm me armë zjarri ndaj kryeministrit sllovak, Robert Fico është shkrimtari 71-vjeçar Juraj Cintula.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2024/May/15/auto_Screenshot_2-231715789664.jpg)
Një burim nga policia e ka konfirmuar këtë informacion për portalin sllovak SME.
Cintula është themelues i Klubit Letrar Duha dhe anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Sllovakë.
Kujtojmë se Fico u qëllua pas mbledhjes së qeverisë në Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të Bratislavës.
Atentati ka ndodhur kur i pari i qeverisë sllovak ka shkuar të takojë mbështetësit që ishin mbledhur para Shtëpisë së Kulturës.
Sipas informacioneve, kryeministri është qëlluar me disa të shtëna në gjoks dhe në bark. Ai u dërgua me helikopter në spital dhe sipas mediave sllovake gjendja është shumë e rëndë. Qeveria sllovake ka njoftuar se jeta e Ficos është në rrezik. /Telegrafi