Numri i të vdekurve arrin mbi 6300 nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Numri i të vdekurve arrin mbi 6300 nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Bota February 07, 2023 - 18:47

Numri i viktimave në Siri dhe Turqi tani ka tejkaluar 6,300 persona, kanë konfirmuar autoritetet.

Prej tyre, të paktën 4,544 vdiqën në Turqi, transmeton Zeri.info.

Në Siri, dy shifra janë publikuar - një për zonat e kontrolluara nga qeveria dhe një tjetër për rajonet e kontrolluara nga opozita.

Të paktën 812 njerëz kanë vdekur në zonat qeveritare dhe rreth 1,020 kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga rebelët.

Vendet vazhdojnë përpjekjet e tyre të kërkim-shpëtimit më shumë se 40 orë pas goditjes së tërmetit të parë.

Ka të ngjarë që këto shifra të vazhdojnë të rriten në ditët në vijim. /Zëri