“Përshendeti, ulu, largohu”, publikohet letra udhëzuese për Bidenin

“Përshendeti, ulu, largohu”, publikohet letra udhëzuese për Bidenin

Bota June 24, 2022 - 13:44

Joe Biden, presidenti amerikan, ka nxjerrë aksidentalisht disa letra ku shkruheshin udhëzime të qarta se çfarë duhet të bëjë nëpër takime.

Kjo letër me udhëzime u publikua nga agjencia e lajmeve “wstpost”, transmeton Zeri.info.

Në atë letër shkruhej:

“Ju futeni në Dhomën e Ruzveltit dhe u thoni përshëndetje pjesëmarrësve”

“Ju uleni në ulësen tuaj”.

“Futet shtypi”.

“Ju i jepni komentet e shkurtra…[kjo nuk shihej mirë shkaku i gishtit të Bidenit, që e kishte mbuluar pjesën tjetër të instruksionit]”.

“Shtypi largohet”.

“Ju e pyesni Liz Shulerin, presidentin, AFL-CIO. Shënim: Liz do të na bashkohet virtualisht”.

“Ju i falënderoni pjesëmarrësit”.

“Ju dilni”. /Zëri

Image