Në mesin e viktimave në Kharkiv, edhe një foshnjë 5-muajshe
Foto: Ilustrim

Në mesin e viktimave në Kharkiv, edhe një foshnjë 5-muajshe

Bota May 26, 2022 - 22:40

Tetë persona kanë mbetur të vrarë, përfshirë edhe një foshnë 5-muajshe si dhe 17 të tjerë janë plagosur nga bombardimet në Kharkiv të Ukrainës.

Kurse, tre persona të tjerë janë vrarë nga sulmet në qytetin e Lysychansk, që është vendi kyç në luftime, shkruan Sky News, transmeton Zeri.info.

Në rajonin verior të Kharkivit, guvernatori Oleh Synehubov ka thënë se dy meshkuj të moshave 64 dhe 82 janë vrarë nga bombardimet në qytetin e Balakliya, kurse 10 persona të tjerë janë plagosur duke përfshirë edhe një vajzë 9-vjeçare.

Zyrtarët ushtarak ukrainas kanë thënë se forcat ruse po tentojnë të fitojnë dhe të marrin nën kontroll rajonet e Ukrainës. /Zëri