Kuleba: Situata në Ukrainën lindore është më e keqe sesa njerëzit mendojnë

Kuleba: Situata në Ukrainën lindore është më e keqe sesa njerëzit mendojnë

Bota May 26, 2022 - 21:16

“Situata në Ukrainën lindore është me e keqe sesa njerëzit besojnë”, ka thënë ministri i jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, shkruan Sky News, transmeton Zeri.info.

Kuleba ka thënë se Ukraina ka nevojë për armatim më të rëndë që ta luftojë në mënyrë efektive kundër pushtuesve rus.

Ai këtë e bëri të ditur gjatë një paraqitje direkte në Twitter, ku u përgjigjej pyetjeve të ndryshme, ai po ashtu tha se bisedimet me Rusinë nuk po zhvillohen. /Zëri