Moska reagon pas sanksioneve: SHBA-ja do të paguajë një çmim

Moska reagon pas sanksioneve: SHBA-ja do të paguajë një çmim

Bota April 16, 2021 - 13:25

Nuk ka vonuar reagimi i Moskës për masat e Shtëpisë së Bardhë ndaj diplomatëve dhe sipërmarrjeve ruse në SHBA. Ministria e Jashtme tha se ishte e paevitueshme që Rusia do të kundërpërgjigjej.

Zëdhënësja Maria Zakharova njoftoi se kishin thirrur ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Moskë, për bisedime të ashpra, siç i cilësoi. 

“Reagimi ndaj sanksioneve do te jete i paevitueshëm. Uashingtoni duhet te kuptoje që do të paguajë një çmim për cenimin e marrëdhënieve dypalëshe, SHBA janë plotësisht përgjegjëse për atë që po ndodh. Dua t’ju njoftojë që Ministria e Jashtme ruse ka thirrur ambasadorin amerikan ne Moskë. Bisedimet do të jenë të parehatshme për palën amerikane”, deklaroi ajo. /A2