Policia në Itali konfiskon 15 ton amfetaminë me vlerë prej 1 miliard euro, dyshohet të jetë prodhuar nga ISIS në Siri

Policia në Itali konfiskon 15 ton amfetaminë me vlerë prej 1 miliard euro, dyshohet të jetë prodhuar nga ISIS në Siri

Bota July 01, 2020 - 23:18

Policia në Itali ka konfiskuar një sasi të madhe prej 15 ton amfetaminë, për të cilat autoritetet thonë se ishte prodhuar nga ISIS në Siri.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, oficerët patën gjurmuar tre kontejnerë në portin e Salerno në jug-perëndim të Italisë, kur u gjetën 84 milionë pilula me një vlerë tregu prej 1 miliard euro, benda cilindrave të letrës për përdorim industrial.

Hetuesit thonë se kjo ishte tregtia më e madhe ndonjëherë në botë, për sa i përket vlerës dhe sasisë.

Lidhur me këtë rast, Komandanti Domenico Napolitano, dhe njëherit kreu i policisë financiare në Napoli, tha për CNN se droga ishte fshehur mirë, saqë edhe skanuesit në port nuk i zbuluan ato.

“Ne kishim njohuri për këtë tregti andaj e prisnim, për shkak të hetimeve tona të vazhdueshme që kemi me Kamorën”, tha ai.

“Kështu përgjuam thirrjet telefonike të anëtarëve, dhe e dinim se çfarë po prisnim”, tha ndër tjerash. /Telegrafi/