Parandalohet djegia e një katedraleje në New York

Parandalohet djegia e një katedraleje në New York

Bota April 18, 2019 - 10:28
Lexoni më shumë detaje

Një person tridhjetë e një vjeçar u arrestua në Nju Jork pasi hyri në katedralen e Shën Patrikut me benzinë dhe një çakmak.

Burri hyri në katedralen e Manhatanit rreth mesnatës dhe u ndesh me sigurimin, tha policia, sipas Reuters, transmeton zeri.info

Pastaj ai doli për të ikur, por benzina u derdh mbi dysheme, dhe sigurimi informoi policinë për këtë. I dyshuari u arrestua dhe u mor në pyetje, tha John Miller, zëvendës shefi i inteligjencës dhe kundërterrorizmit të policisë së Nju Jorkut.

Miller tha se ishte shumë herët për të thënë nëse kjo vepër ishte terrorizëm apo jo./Zeri