SHBA, një grua vret tre persona dhe plagos dy të tjerë

SHBA, një grua vret tre persona dhe plagos dy të tjerë

Bota shtator 20, 2018 - 21:06
Lexo detajet

Disa persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën sot gjatë të shtënave me armë në Maryland, rreth njëqind kilometra në veri të Uashingtonit, njoftoi policia lokale në një konferencë shtypi.

”Mund të konfirmojmë disa të plagosur dhe disa të vdekur në një depo të shpërndarjes së medikamenteve të një rrjeti farmaceutik’’, pohoi sherifi Jeffrey Gahler.

Në bazë të të dhënave që kemi, bëhet e ditur vetëm për një person të dyshuar. I dyshuari është arrestuar dhe ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën, përcjell Atsh

Sipas mediave amerikane, tre persona kanë vdekur. Policia nuk ka dashur të konfirmojë për momentin nëse autori i masakrës është një grua, siç u raportua në media.