Musku përsëri i dyti, u varfërua me 14 miliardë dollarë brenda një dite

Musku përsëri i dyti, u varfërua me 14 miliardë dollarë brenda një dite

Auto&Tech January 12, 2021 - 14:29

Musku e arriti shkurtimisht drejtorin e “Amazon”-it Jeff Bezos të premten e kaluar si personi më i pasur në botë.

Pronari i “Teslas” dhe “SpaceX”, Elon Musk, i cili kohët e fundit u emërua njeriu më i pasur në botë, përsëri e gjeti veten në vendin e dytë në listën e më të pasurve, pasi pasuria e tij ra me gati 14 miliardë dollarë brenda një dite.

Aksionet e kompanisë së tij të automjeteve elektrike “Tesla’ ranë gati tetë për qind dje, duke zvogëluar pasurinë e Muskut me 13.5 miliardë dollarë në 176.2 miliardë dollarë.

Kështu, Musku, pasi kaloi shkurtimisht CEO-në e “Amazon”-it Jeff Bezos si personin më të pasur në botë të premten e kaluar, u gjend përsëri në vendin e dytë në atë listë, tregojnë vlerësimet e “Forbes”, raporton “Aljazeera”, transmeton “Zeri.info”.

Tani është rreth 6 miliardë dollarë pas Bezos, vlera neto e të cilit vlerësohet në 182.1 miliardë dollarë.

Aksionet e “Amazon”-it ranë më shumë se dy për qind dje, duke zvogëluar pasurinë neto të Bezos me 3.6 miliardë dollarë. /Zëri