Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla

Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla

Auto&Tech April 25, 2024 - 22:08

Me sa duket, pronarët e veturave janë hidhëruar me Elon Musk për faktin se fokusi i tij së fundmi ka qenë te robotët, Al dhe robotaksi i drejtuar në mënyrë autonome.

E gjithë kjo vjen në një kohë kur linja e veturave Tesla po përballet me vështirësi në shitjen e produkteve elektrike të saj.

Por, raporti financiar i Tesla-s për tremujorin e parë të vitit 2024, duket se pohon se disa automjete të reja do të prezantohen së shpejti duke përfshirë edhe modelet “më të përballueshme”, shkruajnë mediat e huaja.

“Ne kemi përditësuar linjën tonë të ardhshme të automjeteve elektrike për të përshpejtuar prezantimin e modeleve të reja”, tha Musk.

“Ne presim që kjo të mos ndodhë më vonë se në fillimin e vitit 2025”, shtoi Musk duke theksuar se ky hap do t’i ndihmojë kompanisë të arrijë në mbi 3 milionë automjete.

“Gjithashtu, ne duhet të konsiderohemi si kompani Al/robotike. Nëse e vlerësoni Tesla-n thjesht si një kompani automobilistike, jeni gabim”, tha miliarderi.

Ndryshe, kompania së fundmi ka prezantuar variantin Performance, ndërsa specifikat e modeleve të ardhshme pritet të zbulohen javëve në vijim. /telegrafi