Nisë #WiSciKosovo,  kampi veror për vajzat në teknologji

Nisë #WiSciKosovo, kampi veror për vajzat në teknologji

Auto&Tech gusht 19, 2019 - 15:16
Lexoni detajet

Eshtë lansuar sot në Prishtinë kampi i parë veror për vajza me fokus në mësime nga shkenca, teknologjia, inxhinjeria, arti e dizajni dhe matermatika. Njëqind vajza nga Kosova, Amerika, Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Serbia, dhe Shqipëria do të marrin pjesë në aktivitete e ligjerata të përditshme që udhehiqen nga gjindagë botëror të shkencës dhe teknologjisë dhe partnerë lokal siq janë: Intel, Millennium Foundation Kosovo (MFK), Millennium Challenge Corporation (MCC), NASA, Microsoft, Bechtel, Laboratori Kombëtar i Energjisë së Ripërtrishme (NREL), AmCham Kosovo, Jaha Solar, Coca-Cola Kosovo, Kosova Live dhe Organizata TOKA.

Image

Në hapje të kampit, mysafirëve ju drejtua drejtoresha a MCC-së për Kosovë Sarah Olmstead e cila tha: ‘E di që do të kaloni mrekullueshëm, do të mësoni gjëra tepër interesante dhe do të përfitoni aftësi të dobishme, por më e rëndësishmja do të bëni miqësi të përjetshme me vajza tjera që do t’ju mbështesin dhe të ju fuqizojnë të bëni arrini që dëshironi, qoftë kjo nga fusha e shkencës, artit ose çfarëdo që ju intrigon.’

Drejtori ekzekutiv i MFK-së Petrit Selimi tha: Po e organizojmë këtë kamp në bashkëpunim me Ambasadat Amerikane në rajon si dhe kompanitë më të njohura amerikane në botë. Ky kamp veror për vajza është një shembull i mirë i partneritetit në mes institucioneve publike amerikane dhe kosovare si dhe korporatave të mëdha amerikane, me fokus në krijim të lidershipit të ri të grave në Kosovë. Njëqind vajza nga gjashtë shtete do të studiojnë në Prishtinë me arsimtarë nga organizata impresive si NASA, Intel dhe Microsoft për të mësuar inteligjencë artificiale, energji të ripërtërishme, kodim, dizajn të dronëve, etj. Ky është edhe një projekt tjetër i rëndësishëm për MFK në fushën e përfshirjes gjinore.’

Bailey Leuschen, organizatore e kampit dhe drejtuese e organizatës GirlUp, i ftoi të gjitha ekipet nga të gjitha vendet pjesëmarrëse të qëndrojnë në këmbë për tu prezentantuar duke i ftuar të gjithë të bashkohen në sfida përsonale të hapjes ndaj ideve të reja, ushqimeve të reja, gjuhëve dhe kulturave me të cilat do të takohen përgjatë këtij kampi veror në Prishtinë. 

Më pas, në skenë ajo e ftoi  Venera Llunjin drejtoreshë e Kolegjit AAB ku do të mbahen të gjitha klasat përgjatë tërë kampit. Ajo i mirëpriti mysafirët dhe u shpreh e kënqaur që Kolegji AAB është partner me organizata kaq presigjioze. 

Image

Emily Adams, Drejtuese e ekipit të NASA SERVIR, duke dhënë informacion për programin e saj tha: ‘Shumica e njerëzve mendojnë për NASA-në si astronautët, njerëzit që shkojnë në Mars e më gjerë, ata që punojnë në prapavijë për t’i bërë këto udhëtime të ndodhin. Por NASA gjithashtu përdor pikat unike të avantazhit në hapësirë për të parë nga lart tokën dhe për të na ndihmuar ta kuptojmë planetin tonë.. Për të marrë vendimmarrje më të mira mjedisore në fushat e klimës. Përvec dëshirës së madhe, ne e kemi detyrim t'ju gjejmë dhe dëgjojmë të gjithëve që të na ndihmoni në ndërtimin e gjeneratës tjetër të bërësve të aplikacioneve dhe të satelitëve që do ta bëjnë botën tonë një vend më të mirë, veçanërisht tani përballë ndryshimeve klimatike me të cilat po përballemi.’

 

Melisa Lucas, shefe e stafit dhe operancioneve në INTEL prezentoi ekipin e saj që janë njëkohësisht edhe themelues të GirlUp dhe kampit ëiSci. ‘Mezi presim ti nisim klasat tona të përbashkëta në fushën e #STEAM. Ne jemi tepër të apasionuar me profesionet tona dhe gjatë këtyre ditëve do t’ju japim njohuri nga komunikimi, inteligjenca emocionale, kodimi i dornëve, trajnime rreth inteligjencës artificiale dhe të tjera’ 

Marcus Giron përfaqësues i NREL, ndau me të pranishmit tregimin e tij jetësor dhe të prindërve të tij tepër të varfër të cilët punuan shumë dhe investuan gjithcka që kishin në edukim ashtu që ata dhe fëmijet e tyre të kishin shanse më të mira në jetë. Në fund ai i inkurajoi vajzat pjesëmarrëse në kampin #WiSciKosovo të mbajnë mend pjesën e punës së palodhshme dhe investimin e pakursyer në edukim si elemente esenciale të suksesit. 

Përgjatë 2 javëve sa zgjat ky kamp, të njëqind vajzat nga rajoni dhe Amerika, do të marin mësime në tema novatore si robotika dhe kodimi, teknologjia e dronëve, burimet e energjisë së ripërtrishme, tekonoligjitë e auto-rrugëve dhe tema tjera që kanë për qëllim të frymëzojnë vajzat të jenë të guximshme dhe të avansohen në arsim dhe sipërmarrje, duke ua zhvilluar besimin dhe aftësitë e tyre të lidershipit.Ky kamp synon ti përgadis vajzat për arsimin e tyre të ardhshëm dhe ti inkurajoj ato të ndjekin ndonjë nga rrugët profesionale të ofruara në programet STEM.

Ky është kampi i parë veror për vajza të interesuar tw mësojnë për teknologji dhe i nënti kamp global #WiSci. Në Prishtinë ky kamp organizohet nga GirlUp, Intel, Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK), Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC), Ambasadat Amerikane nw Prishtinë, Shkup, Podgoricë, Beograd dhe Tiranë, NASA, NREL, Mircrosoft, Bechtel, AmCham Kosovo, Jahal Solar, Kolegji AAB, Organizata TOKA dhe Kosova Live. 

Image

Image