Ramadani demanton Mustafën në lidhjen e demarkacionit me FAK-un

Ramadani demanton Mustafën në lidhjen e demarkacionit me FAK-un

Aktuale korrik 13, 2016 - 22:51

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, në një postim në llogarinë e tij "Facebook", ka thënë se themelimi i Ushtrisë së Kosovës, FAK-ut, nuk ka kurrfarë lidhje me demarkacionin.

LEXO EDHE: Mustafa thotë se demarkacioni është kusht për formimin e ushtrisë

Ky është postimi i plotë i Ramadanit: 

Themelimi i Ushtrisë së Kosovës s'ka kurrëfar lidhje me demarkacionin.

Janë procese thellësisht të ndara dhe nuk kushtëzohen në asnjë mënyrë mes vete.

Në të vërtetë, vonesat e shkaktuara në themelimin e Ushtrisë janë krejtësisht të pakuptueshme. Njëjtë ka qenë në vitin 2013, pastaj 2014 dhe njëjtë tash.
Sa për demarkacion, ky proces që dhjetë muaj është mbajtur peng. As nuk është rishikuar, as nuk është proceduar. Qeveria e ka mbajtur në sirtare demarkacionin, pra e ka mbajtur peng.

Image