Shiroka-Pula takohet me anëtarët e Bordit të GERMIN-it, diskutojnë për rolin e diasporës

Shiroka-Pula takohet me anëtarët e Bordit të GERMIN-it, diskutojnë për rolin e diasporës

Aktuale November 20, 2026 - 14:43

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim Avni Mustafajn dhe Anila Hykën, anëtarë të Bordit të organizatës GERMIN.

Gjatë takimit është diskutuar për rolin e diasporës dhe mundësitë për përfshirjen e saj në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës.

Shiroka-Pula ka vlerësuar angazhimin e GERMIN-it në forcimin e lidhjeve me diasporën, duke theksuar se profesionistët, sipërmarrësit dhe akademikët shqiptarë jashtë vendit përbëjnë një potencial të rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës.

Presidentja ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur bashkëpunimin me GERMIN-in dhe organizatat e diasporës, me qëllim krijimin e mundësive konkrete për angazhimin e tyre në zhvillimin e vendit.