Shtyhet seanca, ku pritej të votohej Ligji për Specialen
Kuvendi i Kosovës ka shtyrë seancën, në të cilën ishin tri pika të rendit të ditës.
Nënkryetari i Kuvendit, Ardian Gola, ka bërë të ditur se shtyrja është bërë me marrëveshje të grupeve parlamentare, transmeton Zeri.info.
“Nga konsultimet me GP, konsideruam që seanca që është thirrur me tri pika për sot, të shtyhet deri në njoftimin e ardhshëm”, tha Gola.
Pas kësaj, Kuvendi po vazhdon me seancën e dytë, e cila ishte planifikuar për sot. /Zëri
12:03 - Kurti vjen në sallën e Kuvendit, pritet të nisë seanca

Kryeministri Albin Kurti ka hyrë në sallën e Kuvendit për seancën, e cila ishte thirrur për në orën 10:00.
Përveç Kurtit, edhe deputetët e tjerë të Kuvendit tashmë janë në sallë dhe pritet që së shpejti të nisë seanca, transmeton Zeri.info.

11:19 - Mbi një orë vonesë, seanca për Ligjin për Specialen nuk ka nisur ende
Ka kaluar më shumë se një orë kur do duhej të niste vazhdimi i seancës së Kuvendit, ku në rend dite është edhe Ligji për Gjykatën Speciale.
Seanca e thirrur për në orën 10:00, nuk ka nisur as tash kur ora shënon 11:15, transmeton Zeri.info.
10:43 - Vonohet seanca ku pritet të votohet Ligji për Gjykatën Speciale

Kuvendi i Kosovës ka thirrur për sot vazhdimin e seancës së ndërprerë ditë më parë.
Seanca është thirrur për në orën 10:00, por kanë kaluar më shumë se 40 minuta dhe vetëm deputetët e LDK-së janë në sallën e Kuvendit, ndërsa seanca nuk ka filluar akoma, shkruan Zeri.info.

Më herët Bedri Hamza dhe Vlora Çitaku nga PDK-ja janë takuar me kryeministrin Albin Kurti.
“Nuk kemi asnjë dallim në përmbajtje, i kemi vetëm në procedurë. Diskutohet vazhdojnë, ju njoftoj më vonë”, tha Çitaku, u.d. e kryetares së PDK-së. /Zëri