Presidentja dekretoi ligjin për Byronë, reagon Gërvalla: Shumë e lumtur
Ministrja Donika Gërvalla është shprehur ‘’shumë e lumtur’’ pasi që presidentja Justina Shiroka-Pula ka dekretuar shpalljen e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Gërvalla ka thënë se Byroja ‘’ shënon fundin e një epoke kur pasuria e pajustifikueshme mund të fshihej pas pushtetit dhe privilegjeve’’.
Postimi i plotë:
Shumë e lumtur që BYROJA SHTETËRORE mori dritën e gjelbër përmes dekretimit nga Presidentja e Republikës, dy javë pas miratimit të Ligjit në Kuvend.
Byroja Shtetërore përfundimisht shënon fundin e një epoke kur pasuria e pajustifikueshme mund të fshihej pas pushtetit dhe privilegjeve.
Askush nuk mund të jetë mbi ligjin, dhe askush nuk guxon të përfitojë pasuri që nuk mund ta justifikojë.
Urime të gjithëve!