Ambasada e Kosovës në SHBA uron Michael Bogachekun për nominimin ambasador i ardhshëm amerikan në Prishtinë
Foto: Laura Hasani

Ambasada e Kosovës në SHBA uron Michael Bogachekun për nominimin ambasador i ardhshëm amerikan në Prishtinë

Aktuale November 11, 2026 - 08:00

Ambasada e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka përshëndetur nominimin e Michael Bogachekut për të shërbyer si ambasadori i ardhshëm i SHBA-së në Kosovë.

Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, i ka përcjellë urimet Bogachek, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm në forcimin e miqësisë së qëndrueshme dhe marrëdhënieve të veçanta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Presim me padurim të punojmë së bashku për të forcuar më tej miqësinë tonë të qëndrueshme dhe marrëdhënien unike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”, thuhet në mesazhin e Ambasadës.

Nominimi i Bogachekut vjen në kuadër të vazhdimit të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, të cilat kultivojnë marrëdhënie të ngushta politike dhe diplomatike.