Komuna e Mitrovicës apelon për kujdes të shtuar për shkak të erërave të forta
Foto: Laura Hasani

Komuna e Mitrovicës apelon për kujdes të shtuar për shkak të erërave të forta

Aktuale November 13, 2026 - 15:47

Komuna e Mitrovicës ka paralajmëruar qytetarët të kenë kujdes të shtuar në lidhje me situatën aktuale të motit.

Përmes një njoftimi në Facebook, Komuna u bën thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë orëve në vijim.

Sipas Komunës, edhe pse deri tani në territorin e Komunës së Mitrovicës nuk është evidentuar ndonjë rast ose dëm i shkaktuar nga erërat e forta, mundësia e intensifikimit të tyre kërkon kujdes dhe masa parandaluese.

“Njoftim dhe paralajmërim për qytetarët e Mitrovicës në lidhje me situatën meteorologjike

Apel për kujdes të shtuar!

Duke përcjellë zhvillimet meteorologjike dhe paralajmërimet për erëra të forta, Komuna e Mitrovicës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë orëve në vijim.

Edhe pse deri tani në territorin e Komunës së Mitrovicës nuk është evidentuar ndonjë rast ose dëm i shkaktuar nga erërat e forta, mundësia e intensifikimit të tyre kërkon kujdes dhe masa parandaluese”, thuhet në njoftim. /Zëri