Për një javë rreth 100 raste të dhunës në familje u trajtuan nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave

Për një javë rreth 100 raste të dhunës në familje u trajtuan nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave

Aktuale November 13, 2026 - 14:52

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave (ZMNV) ka trajtuar 111 raste të reja gjatë periudhës 6-13 nëntor 2026, në nivel të vendit.

Sipas të dhënave të publikuara nga kjo zyrë, shumica dërrmuese e rasteve kanë të bëjnë me dhunën në familje, gjithsej 96 raste. Ndërkohë, janë evidentuar edhe tri raste të sulmit seksual, një rast i dhunës seksuale, një rast i vrasjes dhe dhjetë raste të tjera.

Gjatë kësaj periudhe, Mbrojtësit e Viktimave kanë marrë pjesë në 102 seanca gjyqësore dhe tetë seanca në prokurori. Po ashtu, janë regjistruar gjashtë aktgjykime dënuese, një aktgjykim lirues dhe një aktgjykim refuzues.

Në kuadër të angazhimeve për mbrojtjen e viktimave, janë paraqitur 17 kërkesa për urdhër mbrojtës, ndërsa 18 kërkesa të tilla janë aprovuar dhe dy janë tërhequr nga palët.

ZMNV-ja ka realizuar edhe nëntë përfaqësime në polici, dy në strehimore, si dhe ka përgatitur 11 parashtresa urgjente dhe një ankesë.

Gjatë kësaj jave janë ofruar 56 këshilla juridike, janë hartuar 38 shënime zyrtare dhe janë bërë referime të rasteve në institucionet përkatëse, përfshirë Qendrat për Punë Sociale, Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve, Prokurorinë dhe Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas.

Lista e rasteve që janë trajtuar:

· 96 raste dhunë në familje

· 1 rast dhunë seksuale

· 3 raste sulm seksual

· 1 rast vrasje

· 10 raste të tjera

· 102 seanca gjyqësore

· 8 seanca në prokurori

· 6 aktgjykime dënuese

· 1 aktgjykim lirues

· 1 aktgjykim refuzues

· 11 parashtresa-urgjenca

· 1 ankesë

· 9 përfaqësime në polici

· 2 përfaqësime në strehimore

· 17 kërkesa për urdhër mbrojtës në proces

· 18 kërkesa për urdhër mbrojtës të aprovuara

· 2 kërkesa për urdhër mbrojtës të tërhequra nga pala

· 19 deklarata të pëlqimit të viktimës

· 56 këshilla juridike

· 4 referim i rastit në QPS

· 1 referim i rastit në QMGF

· 1 referime të rastit në prokurori

· 5 referim i rastit në ANJF

· 38 shënime zyrtare.