Mbyllet për vizitorë Kalaja e Prizrenit, shkak erërat e forta

Mbyllet për vizitorë Kalaja e Prizrenit, shkak erërat e forta

Aktuale November 13, 2026 - 11:09

Kalaja e Prizrenit do të jetë e mbyllur për vizitorë gjatë ditës së sotme, për shkak të erërave me intensitet të lartë, të cilat paraqesin rrezik për sigurinë e tyre.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi drejtuar vizitorëve, ku thuhet se mbyllja është vendosur si masë parandaluese për të garantuar sigurinë e të gjithë personave që frekuentojnë këtë monument.

“Ky veprim është marrë si masë parandaluese, me qëllim të garantimit të sigurisë së të gjithë vizitorëve”, thuhet në njoftim.

Përgjegjësit e Kalasë kanë falënderuar qytetarët për mirëkuptimin, duke kërkuar ndjesë për shqetësimin e shkaktuar. /Zëri