Shiroka-Pula priti në takim guvernatorin e BQK-së, Ahmet Ismaili

Shiroka-Pula priti në takim guvernatorin e BQK-së, Ahmet Ismaili

Aktuale November 12, 2026 - 14:44

Presidentja e ë Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili.

Bëhet e ditur se presidentja Shiroka-Pula u njoftua nga guvernatori Ismaili për zhvillimet në sektorin financiar, qëndrueshmërinë e sektorit bankar dhe prioritetet reformuese të BQK-së.

“Vëmendje e veçantë iu kushtua procesit të përfshirjes së Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), rëndësisë së mbështetjes institucionale dhe angazhimit diplomatik me partnerët evropianë, si dhe mundësive për përfshirjen në sistemin ndërkombëtar të Kartonit të Gjelbër”, thuhet në komunikatë.

Ndër të tjera, në këtë takim u diskutua edhe për modernizimin e sistemeve të pagesave, përfshirë sistemin e pagesave të shpejta TIPS-K, përafrimi me standardet e Bashkimit Evropian dhe zgjerimi i qasjes në financa, me fokus te mundësitë e financimit për gratë ndërmarrëse.

“Presidentja Shiroka-Pula vlerësoi angazhimin dhe agjendën reformuese të BQK-së, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, në respektim të mandateve dhe pavarësisë kushtetuese të Bankës Qendrore”, thuhet tutje. /Zëri