Deputetët vonohen, Haxhiu e shtyn seancën për nesër
Aktuale
November 12, 2026 - 14:37
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vendosur ta shtyjë vazhdimin e seancës së sotme, pasi deputetët u vonuan mbi gjysmë ore për t’u kthyer nga pauza.
Haxhiu ka thënë se është e pamundur të vazhdohet me seancën kur deputetët vonohen, pasi vazhdimi i seancës pas pauzës ishte paraparë të fillojë në orën 14:00.
Në sallë ishin disa deputetë të PDK-së, të LDK-së dhe vetëm dy të LVV-së.
Në rend dite ishin katër marrëveshje ndërkombëtare, interpelanca me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, mocioni për energjinë dhe diskutimi për Ligjin për Gjykatën Speciale.