Erion Veliaj refuzon të marrë pjesë në seancën e sotme

Erion Veliaj refuzon të marrë pjesë në seancën e sotme

Aktuale November 03, 2026 - 11:51

Ditën e sotme është caktuar seanca e radhës gjyqësore për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Vetë kryebashkiaku pritet të mos marrë pjesë në seancën e sotme, por do të përfaqësohet nga mbrojtësit e tij ligjorë.

Ky zhvillim vjen në një situatë kur mes tij dhe Qeverisë ka nisur një përplasje në distancë, pas transferimit të Veliajt në Burgun e Fierit.

Gjithashtu, raportohet se Veliaj i ka drejtuar gjykatës një letër, në të cilën ka shkruar të gjitha qëndrimet e tij në lidhje me zhvillimet e 24 orëve të fundit dhe takimit me ministrin Gogu.

Veliaj i ka kërkuar trupit gjykues ta lexojë në seancë shkresën me qëllim transparencën dhe vlerësimin ligjor të saj.

Para pak çastesh në GJKKO është paraqitur avokati Plarent Ndreca, i cili në një komunikim të shkurtër me gazetarët është shprehur: “Të shohim si do të shkojë procesi”. /tch