Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar - zbulohet çka tha gruaja e tij

Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar - zbulohet çka tha gruaja e tij

Aktuale November 02, 2026 - 14:54

Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me rastin e rëndë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku u gjetën të vdekur një 27-vjeçar dhe vajza e tij tremuajshe.

Babai i 27-vjeçarit, 65-vjeçari B. Demiri, i dyshuar për vrasjen e rëndë, është paraqitur sot para Gjykatës në Gjilan, ku pritet të vendoset lidhur me kërkesën për caktimin e masës së sigurisë.

Klan Kosova ka raportuar se i dyshuari gjatë ditës së djeshme nuk ka arritur ta përfundojë deklarimin në Polici, për shkak të gjendjes së rënduar psikike. Ndërkohë, nëna e 27-vjeçarit është intervistuar në cilësinë e dëshmitares.

Ajo ka deklaruar se në momentin kur ka ndodhur rasti ishte në një dhomë tjetër.

Deri tani deklarimi i saj nuk ka pasur ndërlidhje me ndonjë gjetje ose nuk ka orientuar hetimet drejt një piste konkrete.

Rrethanat e plota të tragjedisë mbeten ende nën hetim nga Prokuroria Themelore në Gjilan.