Ambasada Britanike: Kërcënimet e sulmet ndaj gazetarëve në Kosovë duhet të hetohen, përgjegjësit të dalin para drejtësisë
Foto: Laura Hasani

Ambasada Britanike: Kërcënimet e sulmet ndaj gazetarëve në Kosovë duhet të hetohen, përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Aktuale November 02, 2026 - 14:51

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shkruar në Ditën Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë për Krimet ndaj Gazetarëve.

Ata kanë thënë se Mbretëria e Bashkuar qëndron përkrah gazetarëve në Kosovë dhe në mbarë botën.

“Asnjë gazetar nuk duhet të përballet me kërcënime, dhunë ose ngacmime për shkak të kryerjes së punës së tij. Kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve duhet të hetohen dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Gazetarët duhet të jenë të lirë të raportojnë, të hetojnë dhe të kërkojnë llogaridhënie nga pushteti, pa pasur frikë”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Reagimi i plotë, pa ndërhyrje:

Asnjë gazetar nuk duhet të përballet me kërcënime, dhunë apo ngacmime për shkak të kryerjes së punës së tij. Kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve duhet të hetohen dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

Gazetarët duhet të jenë të lirë të raportojnë, të hetojnë dhe të kërkojnë llogaridhënie nga pushteti, pa pasur frikë.

Luftimi i pandëshkueshmërisë është thelbësor për mbrojtjen e lirisë së medias dhe garantimin e së drejtës së publikut për informim të pavarur.