Mbërrin afër 30-shit, Kurti emëron edhe një zëvendësministre

Mbërrin afër 30-shit, Kurti emëron edhe një zëvendësministre

Aktuale November 03, 2026 - 09:07

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje ka emëruar Edona Podrimjën në pozitën e zëvendësministres në Ministrinë e Shëndetësisë, shkruan Zeri.info.

Image

Në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit është bërë e ditur se kryeministri Albin Kurti e uroi Podrimjën për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.

Image

Me këtë emërim numri i zëvendësministrave ka mbërritur rreth 30. Më 15 shtator Qeveria pati njoftuar për emërimin e 27 zëvendësministrave. E ndërkohë ka pasur emërime të tjera që s’ishin pjesë e kësaj liste prej 27 emrash, pasi që më 29 tetor Emil Maksuti është caktuar zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal..

Ndërkaq kabineti qeveritar i ka 21 anëtarë (kryeministër, zëvendëskryeministër e ministra). /Zëri

Image