OJQ-të në Gjakovë protestojnë kundër vrasjes së grave dhe dhunës ndaj tyre

OJQ-të në Gjakovë protestojnë kundër vrasjes së grave dhe dhunës ndaj tyre

Aktuale November 02, 2026 - 13:23

Në shenjë proteste kundër vrasjes së grave dhe dhunës ndaj tyre, organizatat joqeveritare të Gjakovës protestuan sot para Stacionit Policor, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë në këtë qytet.

Ideal Zhavel, përfaqësues i OJQ-së “Activism Root”, tha se qëllimi i protestës ishte ngritja e zërit dhe kërkimi i përgjegjësisë nga institucionet përkatëse, duke theksuar se kanë kaluar tetë ditë nga vrasja e Arlinda Zekajt dhe ende nuk janë ndërmarrë masat e duhura ndaj përgjegjësve kryesorë.

Ndërkaq, Dorina Babuni Krelani, përfaqësuese e OJQ-së “Medika”, tha se protesta, përveç kërkesës për përgjegjësi institucionale, ishte edhe thirrje për gjithë shoqërinë që të angazhohet më shumë në çdo mjedis shoqëror për parandalimin e kësaj dukurie shqetësuese.

Image