Pantiqi është marrë në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
I akuzuari për krime lufte Momir Pantiq është marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale në lidhje me rastin e Ukshin Hotit.
Kjo është bërë e ditur nga gjyqtarja Donikë Shala në seancën që po mbahet ndaj Pantiqit dhe Zharko Zariqit, ku po dëshmon Bekim Blakaj.
Sipas aktakuzës, dy të akuzuarit ngarkohen për krime të kryera ndaj të burgosurve shqiptarë në Burgun e Dubravës dhe vrasje të civilëve në Istog.
Më 16 maj të vitit 1999 pas lirimit dhe pas daljes nga qelia e burgut të Dubravës, zhduket nga polica serbe pa lënë gjurmë.
Shokët e burgut, ata që kanë shpëtuar nga masakra e Dubravës, disa ditë më vonë, kanë treguar se Ukshini ishte liruar nga burgu më 16 maj, ditën e diel, ditë që nuk praktikohej lirimi i të burgosurve.
Prej asaj kohe e deri tani veprimtari i madh i çështjes kombëtare shqiptare, magjistri, filozofi, shkrimtari, publicisti, atdhetari i përkushtuar, Ukshin Hoti, konsiderohet ende i zhdukur. /teve1