Lirohet Gani Geci

Lirohet Gani Geci

Aktuale October 23, 2026 - 15:45

Gani Geci është liruar nga paraburgimi, pasi është intervistuar në Prokurorinë e Shtetit lidhur me dyshimet për kanosjen e gazetarit, Lirim Mehmetaj.

Lirimin e tij nga paraburgimi e ka konfirmuar për gazetën “Sinjali” avokati Besnik R. Berisha.

Rasti lidhet me një postim të Mehmetajt në Facebook për deputetin Fatos Geci.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Gani Geci dyshohet se e kishte kanosur gazetarin, duke i kërkuar që ta largonte ose ta ndryshonte përmbajtjen e postimit.