Mbi 200 mijë euro mallra të kontrabanduara e 22 automjete të konfiskuara, Prokuroria jep detaje rreth aksionit në veri
Foto: Laura Hasani

Mbi 200 mijë euro mallra të kontrabanduara e 22 automjete të konfiskuara, Prokuroria jep detaje rreth aksionit në veri

Aktuale October 22, 2026 - 11:42

Mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), si dhe me Doganën e Kosovës, kanë zhvilluar një aksion në disa lokacione në veri të Mitrovicës, shkruan Zeri.info.

Image

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se ky aksion ka ardhur pas zhvillimit të hetimeve intensive disamujore dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore, ka arritur të zbulojë dhe të ndërpresë veprimtarinë e dyshuar të futjes së mallrave nga territori i Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale në zonat e thella malore të veriut të vendit, duke iu shmangur kontrollit doganor.

Image

“Zbatimi i këtyre masave ka mundësuar zbulimin e lokacioneve dhe të rrugëve ilegale përmes të cilave mallrat futeshin në territorin e Republikës së Kosovës, identifikimin e personave dhe të automjeteve të përfshira, ndjekjen e lëvizjes së mallrave deri te vendet ku ato shkarkoheshin e depozitoheshin, si dhe dokumentimin e veprimtarisë së dyshuar, me ç’rast të dhënat e siguruara përmes tyre kanë shërbyer si bazë për ndërmarrjen e aksioneve të koordinuara në terren dhe për sekuestrimin e mallrave e të automjeteve. Hetimet janë filluar në muajin prill të vitit 2026, ndërsa gjatë tyre, nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit dhe në koordinim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve, janë identifikuar rrugët ilegale përmes të cilave mallrat futeshin në Kosovë, mënyra se si këto mallra shkarkoheshin në objekte të marra me qira për këtë qëllim, si dhe pikat nga të cilat ato shpërndaheshin më tej në treg. Gjatë periudhës maj – shtator 2026 janë ndërmarrë mbi njëzet aksione në zonat kufitare dhe në vendbanimet e komunave të Zubin Potokut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut, me ç’rast është vërtetuar se automjetet që përdoreshin për këtë veprimtari në shumicën e rasteve ishin të modifikuara për kontrabandë, ngase u ishin hequr ulëset e pasme, ndërsa vozitësit, me të vërejtur praninë e zyrtarëve policorë, i braktisnin automjetet dhe largoheshin nga vendi. Qëllimi i këtyre hetimeve ka qenë që mallrat të cilat nuk u janë nënshtruar rregullave të importit dhe procedurave të zhdoganimit, përfshirë edhe mallrat ushqimore, barnat dhe pijet, të mos lejohen të shpërndahen te qytetarët e Republikës së Kosovës pa iu nënshtruar më parë kontrollit të institucioneve kompetente, ngase për këto mallra nuk dihet origjina, mënyra e ruajtjes dhe e transportit, as afati i përdorimit, andaj ato paraqesin rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin e qytetarëve, ndërsa njëkohësisht dëmtojnë buxhetin e shtetit dhe bizneset që veprojnë në pajtim me ligjin”, thuhet në njoftim, raporton Zeri.info.

Image

Sipas Prokurorisë, nga ky aksion janë sekuestruar: mbi njëzet e dy (22) automjete, ndër to kamionë, furgonë, xhipa dhe vetura, si dhe mallra me vlerë doganore mbi dyqind mijë (200.000) euro, pa llogaritur taksat dhe detyrimet e tjera, kryesisht produkte ushqimore, pije alkoolike, joalkoolike dhe energjike, cigare dhe barna pa banderola, produkte higjienike, si dhe tekstil, përfshirë edhe veshje me marka të mbrojtura tregtare pa autorizim apo licencë përkatëse. Në njërin nga rastet janë gjetur 504 shpezë të gjalla pa origjinë dhe pa certifikatë shëndetësore, të cilat, me vendim të inspektorit veterinar, janë asgjësuar për shkak të rrezikut për shëndetin e njerëzve.

Image

“Në vazhdën e këtyre hetimeve, sot, nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit dhe në koordinim të vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës, Doganës së Kosovës dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese, është zhvilluar edhe një aksion i koordinuar, me ç’rast janë zbatuar kontrolle në disa lokacione, me qëllim të sigurimit të provave të mëtejme dhe të gjetjes së mallrave të dyshuara si të kontrabanduara. Gjatë këtyre aksioneve, duke përfshirë edhe aksionin e sotëm, janë sekuestruar: mbi njëzet e dy (22) automjete, ndër to kamionë, furgonë, xhipa dhe vetura, si dhe mallra me vlerë doganore mbi dyqind mijë (200.000) euro, pa llogaritur taksat dhe detyrimet e tjera, kryesisht produkte ushqimore, pije alkoolike, joalkoolike dhe energjike, cigare dhe barna pa banderola, produkte higjienike, si dhe tekstil, përfshirë edhe veshje me marka të mbrojtura tregtare pa autorizim apo licencë përkatëse. Në njërin nga rastet janë gjetur 504 shpezë të gjalla pa origjinë dhe pa certifikatë shëndetësore, të cilat, me vendim të inspektorit veterinar, janë asgjësuar për shkak të rrezikut për shëndetin e njerëzve. Hetimet janë në fazën përfundimtare, ndërsa Prokurori i Shtetit, pas vlerësimit të të gjitha provave të siguruara, brenda afateve ligjore do të marrë vendimet përkatëse në pajtim me Kodin e Procedurës Penale. Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, Doganën e Kosovës dhe çdo institucion tjetër ligjzbatues, mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe të kriminalitetit ekonomik, në mbrojtjen e shëndetit dhe të sigurisë së qytetarëve, në forcimin e sundimit të ligjit dhe në vënien para drejtësisë të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin”, thekson Prokuroria.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës:

Mitrovicë, 22 tetor 2026 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe njësitë e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Veri, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), si dhe me Doganën e Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve intensive disamujore dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore, ka arritur të zbulojë dhe të ndërpresë veprimtarinë e dyshuar të futjes së mallrave nga territori i Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale në zonat e thella malore të veriut të vendit, duke iu shmangur kontrollit doganor.

Në kuadër të këtyre hetimeve, me urdhër të Prokurorit të Shtetit dhe në pajtim me nenin 86 paragrafi 1 të Kodit të Procedurës Penale, që nga data 24 prill 2026 janë zbatuar masa të veçanta hetimore, të cilat janë realizuar nga Policia e Kosovës në koordinim të vazhdueshëm me Prokurorinë, Doganën e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Zbatimi i këtyre masave ka mundësuar zbulimin e lokacioneve dhe të rrugëve ilegale përmes të cilave mallrat futeshin në territorin e Republikës së Kosovës, identifikimin e personave dhe të automjeteve të përfshira, ndjekjen e lëvizjes së mallrave deri te vendet ku ato shkarkoheshin e depozitoheshin, si dhe dokumentimin e veprimtarisë së dyshuar, me ç’rast të dhënat e siguruara përmes tyre kanë shërbyer si bazë për ndërmarrjen e aksioneve të koordinuara në terren dhe për sekuestrimin e mallrave e të automjeteve.

Hetimet janë filluar në muajin prill të vitit 2026, ndërsa gjatë tyre, nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit dhe në koordinim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve, janë identifikuar rrugët ilegale përmes të cilave mallrat futeshin në Kosovë, mënyra se si këto mallra shkarkoheshin në objekte të marra me qira për këtë qëllim, si dhe pikat nga të cilat ato shpërndaheshin më tej në treg. Gjatë periudhës maj – shtator 2026 janë ndërmarrë mbi njëzet aksione në zonat kufitare dhe në vendbanimet e komunave të Zubin Potokut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut, me ç’rast është vërtetuar se automjetet që përdoreshin për këtë veprimtari në shumicën e rasteve ishin të modifikuara për kontrabandë, ngase u ishin hequr ulëset e pasme, ndërsa vozitësit, me të vërejtur praninë e zyrtarëve policorë, i braktisnin automjetet dhe largoheshin nga vendi.

Qëllimi i këtyre hetimeve ka qenë që mallrat të cilat nuk u janë nënshtruar rregullave të importit dhe procedurave të zhdoganimit, përfshirë edhe mallrat ushqimore, barnat dhe pijet, të mos lejohen të shpërndahen te qytetarët e Republikës së Kosovës pa iu nënshtruar më parë kontrollit të institucioneve kompetente, ngase për këto mallra nuk dihet origjina, mënyra e ruajtjes dhe e transportit, as afati i përdorimit, andaj ato paraqesin rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin e qytetarëve, ndërsa njëkohësisht dëmtojnë buxhetin e shtetit dhe bizneset që veprojnë në pajtim me ligjin.

Lidhur me këtë rast hetimet zhvillohen për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “Kontrabandimi i mallrave” nga Neni 311 dhe “Tregtia e ndaluar” nga Neni 299 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa janë identifikuar personat e dyshuar për përfshirje në këtë veprimtari, ndaj të cilëve procedura penale vazhdon.

Në vazhdën e këtyre hetimeve, sot, nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit dhe në koordinim të vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës, Doganës së Kosovës dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese, është zhvilluar edhe një aksion i koordinuar, me ç’rast janë zbatuar kontrolle në disa lokacione, me qëllim të sigurimit të provave të mëtejme dhe të gjetjes së mallrave të dyshuara si të kontrabanduara.

Gjatë këtyre aksioneve, përfshirë edhe aksionin e sotëm, janë sekuestruar: mbi njëzet e dy (22) automjete, ndër to kamionë, furgonë, xhipa dhe vetura, si dhe mallra me vlerë doganore mbi dyqind mijë (200.000) euro, pa llogaritur taksat dhe detyrimet e tjera, kryesisht produkte ushqimore, pije alkoolike, joalkoolike dhe energjike, cigare dhe barna pa banderola, produkte higjienike, si dhe tekstil, përfshirë edhe veshje me marka të mbrojtura tregtare pa autorizim apo licencë përkatëse. Në njërin nga rastet janë gjetur 504 shpezë të gjalla pa origjinë dhe pa certifikatë shëndetësore, të cilat, me vendim të inspektorit veterinar, janë asgjësuar për shkak të rrezikut për shëndetin e njerëzve.

Hetimet janë në fazën përfundimtare, ndërsa prokurori i Shtetit, pas vlerësimit të të gjitha provave të siguruara, brenda afateve ligjore do të marrë vendimet përkatëse në pajtim me Kodin e Procedurës Penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, Doganën e Kosovës dhe çdo institucion tjetër ligjzbatues, mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe të kriminalitetit ekonomik, në mbrojtjen e shëndetit dhe të sigurisë së qytetarëve, në forcimin e sundimit të ligjit dhe në vënien para drejtësisë të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin. /Zëri