I jepet lamtumira e fundit aktivisitit të Aleancës, Argjir Rexha

I jepet lamtumira e fundit aktivisitit të Aleancës, Argjir Rexha

Aktuale October 21, 2026 - 17:33

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se i është dhënë lamtumira e fundit aktivistit të kësaj partie, Argjir Rexha.

Përmes një njoftimi në Facebook, Haradinaj u shprehu ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të Rexhës.

“Lamtumira e fundit për kolegun tonë, Argjir Rexha. Dajës Ramë gjithë familjes Rexha, miqve dhe kolegëve, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe uroj të gjejnë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe. Argjiri u prehtë në paqe”, ka shkruar ai.