Presidentja pret në zyrë delegacionin nga Lugina, Ardita Sinani: Bëri thirrje që të mbështetet Koalicioni Shqiptar të dielën
Një delegacion i Luginës së Preshevës, sot është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula.
Kështu ka bërë të ditur Ardita Sinani, e cila ka shtuar se gjatë takimit është diskutuar për mbështetjen institucionale të Kosovës ndaj shqiptarëve të Luginës dhe rëndësinë e përfaqësimit të tyre politik.
‘’ Presidentja u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve me të drejtë vote që të mbështesin listën e përbashkët “Koalicioni Shqiptar”, me numër 17, në zgjedhjet parlamentare’’, thuhet në njoftim.
Postimi:
Sot patëm nderin të pritemi nga Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Justina Shiroka-Pula, së bashku me delegacionin nga Lugina e Preshevës.
Në takim diskutuam për mbështetjen institucionale të Kosovës ndaj shqiptarëve të Luginës dhe rëndësinë e përfaqësimit të tyre politik.
Presidentja u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve me të drejtë vote që të mbështesin listën e përbashkët “Koalicioni Shqiptar”, me numër 17, në zgjedhjet parlamentare.
Mirënjohje Presidentes për pritjen e ngrohtë dhe përkushtimin ndaj Luginës së Preshevës!