Mungesa e masave të sigurisë, Inspektorati ndalon punimet në një shtëpi private në Prizren
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një shtëpi private në Prizren, pasi gjatë inspektimit ka konstatuar parregullsi në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Sipas njoftimit, vendimi për ndalimin e punimeve do të mbetet në fuqi deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.
Inspektorati Qendror i Punës ka theksuar se do të vazhdojë mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit në fuqi, duke u bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës.
“Respektimi i këtyre standardeve është thelbësor për parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve”, thuhet në njoftim.