Lushtaku lartëson veprën e Idriz Rrecajt: Në kohët më të vështira zgjodhi angazhimin kombëtar
Foto: Facebook

Lushtaku lartëson veprën e Idriz Rrecajt: Në kohët më të vështira zgjodhi angazhimin kombëtar

Aktuale October 16, 2026 - 14:04

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, në Akademinë Përkujtimore në nderim të heroit Idriz Rrecaj ka vlerësuar kontributin e tij, duke e theksuar se ai një prej burrave që në kohët më të vështira zgjodhi rrugën e angazhimit kombëtar në vitet e vështira për Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku ka theksuar se emri, vepra dhe sakrifica e heroit do të mbeten përherë në kujtesën e qytetarëve të Skenderajt dhe të gjithë Kosovës. /Zëri

Postimi i plotë:

Në Akademinë Përkujtimore në nderim të heroit Idriz Rrecaj, kujtojmë me respekt e krenari jetën, veprimtarinë patriotike dhe sakrificën e tij për lirinë e Kosovës.

Idriz Rrecaj ishte një prej atyre burrave që në kohët më të vështira zgjodhi rrugën e angazhimit kombëtar në vitet e vështira për Kosovën, duke e dëshmuar me vepra konkrete punën e jashtëzakonshme deri në flijim për lirinë e Kosovës.

Sot nderojmë emrin e tij, ndërsa kujtimi për veprën dhe sakrificën e tij do të mbetet i përjetshëm në kujtesën e qytetarëve të Skenderajt dhe të Kosovës.

Lavdi e përjetshme heroit Idriz Rrecaj!

SL