“Kemi shumë frikë”, Protestuesit e maskuar sulmojnë konviktet në Tiranë [video]

“Kemi shumë frikë”, Protestuesit e maskuar sulmojnë konviktet në Tiranë [video]

Aktuale October 15, 2026 - 23:27

Protesta e dhunshme që po zhvillohet prej 3 ditësh në Tiranë ka marrë përmasa të mëdha dhune.

Protestuesit kanë sulmuar mbrëmjen e sotme me gurë dhe leva hekuri edhe konviktet në Qytetin Studenti, brenda të cilit ndodhen studentë.

Nga pamjet e siguruara duket se situata brenda konvikteve është kaotike, ku studentët janë të trembur dhe të pambrojtur përballë agresionit.

“Në Qytetin Studenti në konvikte po i thyejnë të gjitha, kemi shumë frikë”, thotë një prej studenteve.

Gjatë këtyre tre ditëve protestë, protestuesit dhunshëm kanë thyer e djegur institucionet, bankat, bizneset private dhe kanë sulmuar brutalisht efektivët e Policisë. Polica shqiptare iu është përgjigjur poashtu me dhunë duke arrestuar dhjetëra protestues.